Kosova (F) për fitoren e dytë në Slloveni

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, në orën 17:00, do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021 kundër Sllovenisë.

Ekspedita e Dardaneve ka udhëtuar të dielën në Slloveni, derisa dje përzgjedhësja Afërdita Fazlija në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje i ka dhënë instruksionet e duhura futbollisteve për këtë përballje.

Atmosfera në kampin e Dardaneve është shumë e mirë, derisa pas fitores së arritur kundër Turqisë (2:0), optimizmi për rezultat pozitiv në Slloveni është i madh.

Shto faktin se Sllovenia në ndeshjen e parë pësoi humbje minimale nga Rusia.

Rezultati pozitiv në ndeshjen e sotme do t’i rriste gjasat për kualifikimin në Evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme