Kosova mund të jetë befasia e kualifikimeve

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, më 6 prill zyrtarisht do të debutojë në arenën ndërkombëtare.

Vashat e drejtuara nga përzgjedhësja Afërdita Fazliu do jenë pjesë e para-kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2019 që do të mbahet në Francë.

Shorti i tërhequr pak ditë më parë, deshi që Kosova dhe Shqipëria të jenë në Grupin 2 bashkë me Greqinë dhe Maltën.

Përzgjedhësja e përfaqësues sonë, Afërdita Fazliu në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se nuk ka dashur që Kosova dhe Kombëtarja shqiptare të jenë në të njëjtin grup. Ajo shprehet e lumtur që Kosova për herë do të jetë pjesë e kualifikimeve. Fazliu premton se përfaqësuesja e Kosovës do të përgatitet maksimalisht në mënyrë që të kenë prezantim sa më të mirë në eliminatorët e para të Kosovë në kualifikimet e Evropianit ‘Francë 2019.

“Realisht nuk ka qenë një grup që e kemi pritur këtu i referohen Kombëtares shqiptare, nuk kam pasur dëshirë që në këtë pjesë të përballem si debutuese në ndeshjen e parë me Kombëtaren e Shqipërisë, megjithatë, këto janë grupe, ku kombëtare janë të radhitura nga vendi i 32-të deri në numrin e 46-të, do të thotë janë të nivelit të shkallës së parë dhe dytë, duke filluar nga fundi, përafërsisht një lloje përbërje të tillë e kemi pritur, por e potencuam që nuk ka qenë dëshira që të jemi në një grup më Kombëtaren e Shqipërisë. Sa i përket pritshmërive defenitivisht ne marrim pjesë për herë të parë dhe paraqitja jonë në këto nivele kaq të larta është shumë domethënëse. Ne do të përgatitemi maksimalisht dhe të paktën nuk ndihem shumë indiferent ne këto para-kualifikime, megjithatë, kjo varët shumë nga kjo kohë dy mujore se sa do të jemi në gjendje të përgatitemi dhe besoj se do të jemi një p rej ekipeve që pavarësisht se marrim pjesë për herë të parë do të lëmë përshtypje shumë të mirë”, ka thënë Fazliu.

Ajo e pranon se sfida me Kombëtaren shqiptare do të jetë një ndeshje më shumë emocione, sepse sipas saj, një numër i madh i lojtareve të Kosovës janë pjesë e kuqezinjve. Fazliu beson se përballja Kosovë-Shqipëri do të jetë një ndeshje të bukur.

“Ndoshta është një prej ndeshjeve me më shumë emocione, kur kë parasysh faktin se një numër i madhe i lojtareve nga Kosova janë pjesë e Kombëtares shqiptare, nuk është lehtë edhe për ne është ngarkesa e ndeshjes se parë që luajmë në arenën ndërkombëtare, e kur i shtohet edhe pesha që luajmë kundër Kombëtares shqiptare më siguri që aspekti emocional në këtë ndeshje i kalon kufjet e një ndeshje futbolli, por sido që të jetë ne do të mundohemi t’i përgatisemi lojtaret që kjo është një ndeshje futbolli dhe shpeshherë emocionet janë pjesa më e bukur e një ndeshje futbolli, por kemi të bëjmë edhe më disa emocione të veçanta që mund të ndikojnë si të ekipi i Kombëtares si të ekipi jonë. Mendoj se do të kemi shanse të zhvillojmë një ndeshje të bukur, do të mundohem të japim më të mirën, në fushë duhet të jemi të kujdesshëm maksimalisht që gjerat edhe para ndeshjes dhe gjatë ndeshjes të kontrollohen d he thjesht të jepen mesazhe që është vetëm një ndeshje futbolli”, tha ajo.

E para e bankinës së përfaqësueses sonë, është e vetëdijshme se Grupi në të cilën ndodhet Kosova, është i vështirë, por ajo nuk e përjashton mundësinë e befasisë, transmeton Kosovapress.

“Po e mira e befasive është kur të paktën është së marrim pjesë për herë të parë, ende nuk i kemi një vit prej kohës kur zhvillohen ndeshjet do të jetë një befasi jo vetëm për ne, por në përgjithësi edhe për futbollin e femrave në Evropë, megjithatë, ne edhe si futbolli i femrave në Kosovë, kemi pak vite që kemi filluar organizimin e klubeve dhe organizimin e ligës. Ne kemi informata të bollshme për ekipet tjera që i kemi në grup, mirëpo, kemi pak lojë, pak ndeshje që kemi luajtur që kemi zhvilluar me reprezentacionin e Kosovës dhe është pak vështirë që në këtë moment të japim një përkufizim për reprezentacionin tonë. Më siguri se grumbullimet në javët në vijim thjesht do ta kemi një pasqyre më të afërt edhe pse ne çdo herë besojmë se futbolli i femrave në Kosovë ka një të ardhme të mirë. Unë besoj në befasi, megjithatë, që ajo të jetë më konkrete dhe më afër, më siguri se pas përfundimit të fazës finale përgatitore për ketë pjesë të para-kualifikuese do ta kemi më konkret se a mundemi që ne te jemi befasia e grupit”, ka pohuar Fazliu.

Ajo thotë se koha për përgatitje është e shkurtër, sepse sipas saj, janë vetëm dy muaj në dispozicion, por përzgjedhësja e përfaqësues sonë, thekson se ka dizajnuar një program të mirë të punës, dhe ajo është e bindur se më punë intensive, Kosova do të jetë gati për sfidën e parë para-kualifikuese për EURO 2019.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme