Kosova pritet të ngritët për 22 pozita në ranglistën e re të FIFA-s, e cila pritet të publikohet në fund të kësaj jave.
Muajin e kaluar Kosova ishte në vendin e 190, ndërsa në ranglistën e muajit shtator ajo do të pozicionohet në vendin e 168. Këtë ngritje të madhe në ranglistë Kosova e ka arritur me barazimin historik kundër Finlandës në eliminatoret e “Rusia 2018, raporton gazeta shqiptare Panorama.
Në këtë ranglistë pritet të ketë zbritje Shqipëria. Kuqezinjtë edhe pse fituan kundër Maqedonisë pritet të humbasë tre pozita. Ajo në muajin gusht u pozicionua në vendin e 37.