Kosova U16 pëson humbje të ngushtë nga Zvicra në Kampionatin Europian

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje të ngushtë nga Zvicra.

Kosova U16 (F) ka pësuar nga Zvicra 62:58 (18:16, 10:12, 11:14, 23:16), në Kampionatin Europian, Divizioni B, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Vashat kosovare kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, megjithatë, çereku i fundit ishte fatal 23:16. Enisa Kamerolli realizoi 17 pikë, derisa nga 15 pikë shënuan Fjolla Ajeti dhe Astera Tuhina.

Ndeshjen e fundit Kosova në grupe e zhvillon nesër(e martë) ndaj Norvegjisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme