KRAHAS MAJLINDËS GARON EDHE RITA ZEQIRI

Në ditën kur Majlinda Kelmendi do të luftojë për medalje në Lojërat Olimpike, edhe një tjetër sportiste kosovare do të garojë.

Sot pikërisht në orën 18:00, notarja prishtinase Rita Zeqiri e zhvillon garën në disiplinën e 100 metrave në shpinë.

Ajo do të startojë në baterinë e dytë.

E vetëdijshme për konkurrencën e madhe në not, Zeqiri do të ndahej e kënaqur edhe nëse arrin ta përmirësojë rekordin e vet personal.

“Gjithçka deri më tash ka qenë në rregull, akomodimi dhe organizimi janë në nivel. Besoj se edhe ushtrimet kanë shkuar mirë dhe shpresoj për një rezultat të mirë në garë“, ka thënë Rita Zeqiri.

Ndërkohë, trajneri Enver Hajredini, është shprehur i kënaqur me atë çfarë ka treguar Rita në stërvitje. “Sa i përket përgatitjeve gjithçka ka shkuar si duhet. Transporti ka qenë shumë i rregullt, pishinat janë jashtëzakonisht në nivel, prandaj shpresoj se edhe në garë do të shkoj gjithçka në rregull”, ka thënë Hajredini.

Notari tjetër i Kosovës në këtë Olimpiadë, Lum Zhaveli, garat i zhvillon më 12 gusht.

Autor: Arben Berisha

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme