Krasniqi, më në fund siguron meçin që aq shumë e deshi

Më së largu më 22 prill, Haxhi Krasniqi, do të boksojë me legjendën e boksit, Arthur Abraham.

Kompanitë promovouese, ajo SES Boxing e Krasniqit dhe Sauerland e Abrahamit kanë arritur tashmë marrëveshje për meçin që është eliminator për titull të botës në kategorinë super të mesme.

Meçin do ta organizojë kompania e Krasniqit SES Boxing dhe ky fakt sipas gazetës së madhe gjermane “Bild”, është mjaft befasues. Është pritur që meçin ta organizoi Sauerlandi, por negociatat mes dy kompanive kanë nxjerrë SES-in organizator. Ka mbetur vetëm të nënshkruhet kontrata dhe të caktohen data dhe vendi i saktë, shkruan sot Koha Ditore.

Meçi do të zhvillohet gjatë muajit prill, më së largu më 22, në Magdeburg apo Ludwigsburg të Gjermanisë. Lokacioni dhe data e saktë varen nga televizioni që do të transmetojë meçin, që ka mbetur të caktohet.

KOHA.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme