Kristiano Ronaldo dhe Murinjo, “pasanikët” e futbollit

Janë Kristiano Ronaldo dhe Hoze Murinjo “pasanikët” e botës së futbollit. Sipas renditjes së bërë nga “France Football”, kampioni i Real Madridit, mes rrogave dhe të ardhurave të tjera personale nga reklamat, ka fituar në sezonin 2016-2017, 87.5 milionë euro në vit.

I dyti renditet Mesi (76.5) dhe në vend të tretë Nejmar (55.5). Mes teknikëve, është “Special One”, me 28 milionë, pas tij vjen Lipi (23.5) dhe Blank (20). I katërti është Ançeloti me 15.8 mln.

Në “Top 5”, figurojnë edhe sulmuesi uellsian i Real Madridit, Gareth Bale (41 milionë) dhe ish-sulmuesi i Napolit dhe PSG-së, Ezeuiqel Laveci, i cili nga kinezët e Hebei Fortune, do të marrë 28.5 milionë euro në vit.

Mes 5 trajnerëve më të paguar në botë janë dy teknikë italianë: trajneri i Kinës, Marçelo Lipi, i dyti me 23.5 mln dhe Karlo Ançeloti, i katërti me 15.8 mln.

Në mes është Loran Blank, i shkarkuar verën e shkuar nga PSG (20 milionë). Vendi i pestë për Pep Guardiolën, i cili duhet të kënaqet me 14.5 milionë euro në vit.

Revista e njohur franceze, ka përllogaritur edhe të ardhurat e lojtarëve të Ligës 1. Më i paguari është Thiago Silva (14.4 milionë), i ndjekur nga Radamel Falkao (13.6 milionë), Angel Di Maria (12.6) dhe Marko Verrati (11.8). E mbyll pesëshen Edinson Kavani (10.2).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme