Pasuria e pop-këngëtarit George Michael do t’i ndahet fëmijëve që ai pagëzoi.
Legjenda e muzikës, që ndërroi jetë Ditën e Krishtlindjeve në moshën 53-vjeçare, raportohet se ka pasur pasuri prej rreth 100 milionë funtesh, sipas “The Mirror”.
George ishte kumbar i dy fëmijëve të kushërinjve të tij si dhe fëmijëve të aktorit e muzikantit, Martin Kemp.
Milioneri britanik ishte i njohur për veprat bamirëse. Ai përpos se kishte ndihmuar shumë të varfrit në Britani të Madhe, kishte dhuruar
500 mijë funte për kosovarët menjëherë pas luftës.