Nuk e dimë pse, por ato të dyja bashkë në një foto janë një e papritur.
E bukur. Me profile krejt të ndryshme, por me një të përbashkët të rëndësishme, modën.
Jonida Maliqi dhe Lori Hoxha, një brune, një bionde, po ndajnë pak kohë së bashku. Nuk dihet çfarë i ka bashkuar, por është e sigurt që po i kalojnë bukur këto çaste.
Me pantallona, dekolte të theksuar, flokë të lëshuar, qëndrim spontan dhe buzëqeshje…ato rrezatojnë pozitivitet dhe çlodhje.
Jonida Maliqi dhe Lori Hoxha janë dy nga femrat më të njohura në Shqipëri për ndjekjen e modës dhe marrëdhënien origjinale që kanë me të. Edhe pse këngëtare, Jonida është veçuar gjithmonë për stilin, ndërsa Lori ka qenë një nga blogeret e para që vazhdon të sjellë ajër modern në këtë aspekt në Shqipëri.
Dhe normalisht që është bukur, kur ato bashkohen. /class/