Kush ishte personi që refuzoi ta përshëndeste Hitlerin?

Gjesti i tij u gdhend në mendjet e njerëzve në mbarë botën, por emri i August Landmesser nuk është i njohur gjerësisht. Ai është personi në fotografinë ikonike që tregon një turmë duke kryer përshëndetjen naziste, ndërsa Landmesser qëndron me duart e kryqëzuara.

Fotografia është bërë më 13 qershor 1936, kur Adolf Hitler mori pjesë në ceremoninë e trajnimit për nisjen e anijes Horst Wessel në kantjerin Blohm + Voss në Hamburg. Burrat në këtë fotografi ishin të gjithë punëtorë të kantierit.

Ky lloj i mosbindjes konsiderohej shumë fyese për Gjermaninë naziste dhe Hitleri kaloi vitet e tij të para në pushtet për të spastruar ata që e kundërshtonin atë.

Por për të kuptuar gjestin e Landmesser, duhet të zhytemi në kontekstin historik të Luftës së Dytë Botërore. Traktati i Versajës vulosi fatin e ekonomisë gjermane, e cila ishte shkatërruar tashmë nga Lufta e Parë Botërore. Shkalla e papunësisë ishte shumë e lartë. Tregu i zi lulëzonte, burra dhe gra të papunë u bënë gjithnjë e me të pakënaqur me qeverinë Weimar. Partia Naziste mori vrullin duke gjetur vende pune për anëtarët e saj. Me një lobim të fortë, ata tërhoqën gjithnjë e më shumë njerëz pranë tyre.

Ndërsa situata u bë më keq, njerëzit u joshën me lehtësi nga Hitleri, por shumë të tjerë u bashkuan me të vetëm për të mbijetuar.

August Landmesser u bë anëtarë i Partisë Naziste në vitin 1931, 2 vite përpara se Hitler të bëhej kancelar i Gjermanisë. Ai nuk ishte i etur për “pastërtinë racore” por e mbajti kokën poshtë vetëm për të gjetur një punë. Në vitin 1935 ai ra në dashuri me një grua hebreje, Irma Eckler dhe së shpejti u fejua me të. Çifti ishte duke pritur një fëmijë. Kjo ishte e mjaftueshme për ta përjashtuar atë nga Partia Naziste, por ai nuk e vrau mendjen. Planet e tij të dasmës u ndërprenë me dhunë, pas miratimit të një sërë ligjesh raciste. Ligjet e famëkeqe të Nurembergut u futën në politikën racore të Gjermanisë naziste.

Ligji për Mbrojtjen e Gjakut Gjerman dhe Nderit Gjerman ishin në fuqi dhe deklaronin se martesat mes hebrenjve dhe qytetarëve gjermanë ishin të ndaluara.

Ligjet hynë në fuqi më 15 shtator 1935. Më 29 tetor, një muaj më vonë, lindi Ingridi, vajza e Landmesser dhe Eckler, por çifti mbeti i pamartuar.

Të rrisje një fëmijë me një grua hebreje ishte jo vetëm ligjërisht e ndaluar, por ishte një ferr i vërtetë në Gjermaninë naziste. Ajo që pasoi ishte shumë më e keqe.

Pasi përjetoi poshtërimin dhe frikën për gati 2 vjet, Landmesser vendosi të arratisej nga Gjermania në vitin 1937. Ai u përpoq të kalonte kufirin me Danimarkën së bashku me familjen, por u kap dhe u akuzua për “çnderim të racës’. U shpall fajtor në korri 1937, por ia doli të lirohej për mungesë provash.

Irma Eckler edhe pse ishte hebreje me origjinë, kishte përqafuar fenë protestante pasi mamaja e saj ishte rimartuar. Në atë kohë Irma Eckler ishte sërish shtatzënë dhe kjo çoi në arrestimin e saj nga Gestapo. Irma u dërgua në burgun Fuhlsbüttel, ku lindin vajzën e dytë, Irene. Prej aty ajo u dërgua në kampin e përqëndrimit Oranienburg dhe pastaj në Ravensbruck.

Ekzistojnë disa letra të dërguara nga Irma Eckler që verifikojnë vendndodhjen e saj deri në vitin 1942 kur ajo u çua në Qendrën e Eutanazisë Oranienburg, ku ajo vuajti fatin e 14 mijë të burgosurve të tjerë. Në vitin 1949 vdekja e saj u konfirmua me anë të dokumenteve zyrtare. Ndërsa Landmesser vuajti dënimin në një burg të rregullt.

Ai u lirua më 19 janar 1941. Në atë kohë lufta në Evropë ishte ndezur. Makineritë e luftës naziste kishin nevojë për punëtorë dhe Landmesser arriti të gjente një punë si përgjegjës në kompaninë e transportit Pust.

Më vonë ai u bë pjesë e këmbësorisë gjermane ku batalioni i tij ishte vendosur në Ballkan. Ai u deklarua i humbur, pasi u vra më 17 tetor, 1944. Vdekja e tij u konfirmua në vitin 1949. Ndërsa dy vajzat e tij, Ingrid dhe Irene i mbijetuan luftës.

Martesa e Landmesser dhe Eckler u njoh nga senati i Hamburgut në vitin 1951 dhe në vjeshtë të atij viti, Ingridi mori mbiemrin Landmesser, ndërsa Irene vazhdoi të mbante mbiemrin Eckler.

Babai i tyre mbeti simbol i rebelimit në atë ditë. Fotografia e bërë në vitin 1936 tregon mosbindjen e individëve gjermanë të cilët patën një fat të tmerrshëm nën regjimin nazist./War History Online/

/Mapo.al/

auto_august-landmesser-whole-family-453x6401479114940

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme