Kushtrim Dobra, një zë që këndon me zemër! (Video)

Me origjinë nga Peja dhe vendbanim në Zvicër, Kushtrim Dobra është këngëtari i ri i cili ka arritur të gjejë audiencën për zhanrin që kultivon. Në një intervistë për portalin Sakte.net, ka qenë familja ajo që e ka shtyrë të merret me muzikë pasi që kanë pikasur zërin e tij dhe e kanë nxitur që të hyjë në këtë rrugëtim artistik
Redaksia: Cilat kanë qenë hapat e tua të para në këtë fushë dhe si është treguar tregu dhe publiku shqiptar karshi teje?
Kushtrim Dobra: Me muzikë merem që një vit, të thëm te drejtën që nga fillimi kam pasur përkrahje shumë të madhe nga adhuruesit e muzikës time.
Redaksia: Ku e gjen inspirimin për këngë ?!
Kushtrim Dobra: Nga gjithçka qe është e mirë.
Redaksia: Tre këngët e preferuara tuat ?
Kushtrim Dobra:
– Vendi Vjeter
– Manushaqe
– Me zemer
Redaksia: Sa kohë të duhet për me e punuar një këngë ?!
Kushtrim Dobra: I kushtojmë shumë rëndësi kur bëhet fjalë në realizimin e këngëve, ka ndodhur deri në 1-2 muaj deri sa e kemi vendosur se a përshtatet apo jo.
Redaksia: Çfarë mendoni për muzikën argëtuese ?
Kushtrim Dobra: Çdo lloj muzike është e mirë, nuk ka këngë te keqe vetëm duhet ta gjesh zërin e duhur per atë këngë.
Redaksia: Çfarë bëni në kohën e lirë?!
Kushtrim Dobra: Studio, Fitnes.
Redaksia: Cilat janë momentet më frymëzuese për ju, gjatë paraqitjes në skenë?
Kushtrim Dobra: Gjatë koncerteve mikpritjen e ngrohtë qe ma bën publiku, kjo më frymëzon me vazhduar edhe më shumë.
Redaksia: Jeni këngëtar. Është ky profesioni juaj i vetëm?
Kushtrim Dobra: Punoj gjatë javës ,në vikend zakonisht me mbrëmje në vendet e Europës.
Redaksia: Cili është mendimi juaj për këngëtarët e rinj shqiptarë?
Kushtrim Dobra: Me gëzon fakti që kemi shumë talentë të ri, edhe unë si këngëtar i ri injorohemi nga estrada që meren me vite me muzikë, unë mendoj që çdokush i ka fansat e vet nëse ai është i suksesshëm.
Redaksia: Çfarë mendoni se është më e bukura në profesionin tuaj, si këngëtar?
Kushtrim Dobra: Respekti që ta jep publiku.
Redaksia: Me kënd do të dëshironit të kishit një duet ?
Kushtrim Dobra: Me atë qe isha përshtatur në një duet, nuk luan rol a ka famë apo jo, me rëndësi është me qenë bashkpunimi i sukses’shëm.
Redaksia: Planet tuaja në të ardhmen si këngëtar ?!
Kushtrim Dobra: Do vazhdojë me muzikë dhe nuk do ndalem asnjëherë. Së shpejti do e lansoj edhe këngen time më të re e cila është një baladë, shpresoj që ka me ju pelqyer fansave të m

image4.JPG

image1.JPG

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme