Dua Lipa është në listën e “Rolling Stone”, ndër 10 artistët e rinj që “duhet” t’i njohim.

Karriera e saj duket se po njeh vetëm rritje, aq më tepër tani që emri i Dua Lipës është në listën e “Rolling Stone”, ndër 10 artistët e rinj që “duhet” t’i njohim.

Këngëtarja shqiptare është përzgjedhur nga revista prestigjioze e muzikës dhe stili i saj u krahasua me “një festë luksoze dhe trendy, pa një listë të ftuarish ekskluzivë”.

“’Hotter than Hell’ është një hit në Mbretërinë e Bashkuar dhe artistja që ka nënshkruar me ‘Warner Bros.’ do të jetë në turne së shpejti me Troye Sivan.”-shkruhet në website-in e revistës që i nxit ndjekësit të dëgjojnë muzikën e 21-vjeçares.

Lipa ka rrëfyer se ajo ka filluar të jetojë e vetme në Londër që në moshën 15-vjeçare dhe falë një menaxheri që kishte gjetur në rrjetet sociale, shkonte në studio pesë ditë në javë dhe gjithashtu punonte si hostess në një restorant. “Tani po jetoj [ëndrrën time] dhe po bëj atë që kam dashur gjithnjë të bëj.”-shprehet ajo.