Ky është personi i parë që ka arritur 100 milionë abonentë në ‘Youtube’

Felix Kjellberg i njohur me emrin “PewDiePie”, ka arritur 100 milionë abonentë në “Youtube”, duke u bërë kështu personi i parë që ka arritur këtë.

Kjellberg është njëri prej krijuesve më të suksesshëm në historinë e platformës, duke formësuar atë se çfarë ndodh në faqe, duke e zgjeruar arritjen e ti me sponsorizime, paraqitje në “shows” etj.

Por, kohëve të fundit, fama e tij është penguar nga polemikat si përdorimi i gjuhës raciste dhe imazhet antisemitike, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

Këto abonime ai arriti kryesisht pas 9 viteve që kur ka postuar videon e tij të parë.  Kur ai filloi të publikonte video në Youtube, fillimisht  ka ndihmuar në revolucionin e lojërave.

Në një postim që bëri në rrjetin e tij social “Twitter” rreth kësaj arritje ka shkruar “ Nuk ndjehem i denjë, por jam mirënjohës”. Po ashtu në një video, ai ka falenderuar shikuesit dhe abonentët për arritjen e tij. “Përpara Youtube, unë isha një fëmijë i çuditshëm, pa shoqëri, dhe papritur janë më miliona njerëz që e shijojnë atë se çfarë bëjë”- tha në videon e tij.

Kjellberg ka pasur një ndikim në audiencë. Duke i shtyer ata të jenë më human, të dhurojnë për personat e varfër, duke arritur të mbledhin me mijëra dollarë për donacion.

Mirëpo, me kalimin e kohës kanali i tij është kthyer në lojëra kompjuterike, çka kjo ka quar në një ndikim tjetër tek audienca.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme