Sot ka bërë 23 vjet, por në këtë moshë ajo ka arritur majat e suksesit në arenën ndërkombëtare.
Është kjo këngëtarja me stilin e saj të veçantë Era Istrefi, transmeton Gazeta Express.
Që nga dje Era ka marrë urime të shumta për ditëlindjen e saj të 23-të.
Natyrisht nuk kanë munguar as urimet nga kolegët e saj.
Një urim ka bërë edhe reperi i njohur Ledri Vula.
Ai pak më parë në profilin e tij në Instastory ka postuar një fotografi të Erës duke i uruar asaj ditëlindjen.
“Happy birthaday”, kishte shkruar Ledri.
Kujtojmë se dyshja e famshme kanë pasur edhe bashkëpunime mes vete.
Është kjo kënga “Shume pis” e publikuar në vitin 2015 e cila është pëlqyer shumë nga fansat e tyre./Gazeta Express/