Ky është vendi i cili i praktikon më së shumti videolojërat

Tregu Evropian është tregu më i madh, i cili në vitin 2016 ka arritur shifrat e 1.9 miliardë dollarë të ardhura. Rreth 1/3 e konsumatorëve europianë kanë deklaruar se janë të interesuar për lojërat më të reja që nxjerr tregu.

Duke parë këtë trend statistikat më të fundit të statista.com tregojnë se në vitin 2020 tregu i lojërave virtuale do të kapë shifrat marramendëse të 22.9 miliard dollarë. Siç shihet edhe në tabelë ka një rritje në shifra të mëdha nisur nga viti 2015 deri në vitin 2020.

Shitjet e video-lojërave sipas këtij studimi pritet të rriten intensivisht vitet e ardhshme duke parashikuar që të ardhurat nga shitjet tek përdoruesit e këtyre pajisjeve të rriten nga 660 milionë dollarë në vitin 2015-të në rreth 23 miliardë në vitin 2020.

Sony PlayStation VR, Samsung Gear VR dhe Oculus janë disa nga pajisjet më të shitura në mbarë botën. Vlerësimet e mëtejshme tregojnë se lojërat do të mbajë një pjesë të 50 për qind të të ardhurave në të gjithë botën./tch

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme