Ky është vendimi i Mourinhos lidhur me të ardhmen e tij

Zbulohet vendimi i Mourinhos lidhur me të ardhmen e tij.

Jose Mourinho raportohet se dëshiron të qëndrojë te Roma edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri portugez e ka informuar tashmë klubin se dëshiron që ta respektojë kontratën e tij, transmeton Gazeta Express.

Mourinho me Romën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Për “Special One” interesim së fundmi shprehu Paris Saint-Germaini. Madje, u raportua se klubi ka nisur bisedimet për të bindur që të nënshkruajë me parisienët.

Mes spekulimeve për të ardhmen, 60-vjeçari lidhet edhe me një rikthim te Real Madridi.

Jose Mourinhos besohet se iu ofrua edhe puna e trajnerit te Kombëtarja e Portugalisë, por që u refuzua nga ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme