Ky model unik i telefonit vjen me tre procesorët e Snapdragon 830

Turing Robotics Industries është një kompani që sjell produkte jo të zakonshme në botën e teknologjisë.

Produkti i tyre i ardhshëm, është një super telefon me jo vetëm një, por tre procesorë Snapdragon 830.

Ky telefon, i njohur si Turing Monolith Chaconne, pritet të debutojë në treg gjatë vitit të ardhshëm.

Ndër specifikat kryesore të Chaconee do të jenë:

  • Ekrani 4K i madhësisë 6.4 inç me rezolucione 2160×3840 pikselë
  • 3 procesorët Qualcomm Snapdragon 830
  • RAM memoria me kapacitet prej 18GB
  • Hapësira ruajtëse prej 1.2TB
  • Kamera e anës së prapme me 60MP
  • Kamera frontale me 20MP
  • Sistemi operativ Swordfish OS me aftësi mësimi të intelegjencës artificiale (AI)
  • Bateria 120Wh

“Procesorët e ndryshëm do të ndajnë kapacitetin e tyre kompjuterik në mënyrë paralele. Kjo mënyrë funksionimi do të mundësoj arritjen e fuqisë komputuese që nuk është parë më herët në ndonjë pajisje mobile. Mund të mendoni se për çka do të përdoret një pajisje e tillë? Përgjigja është – për intelegjencë kompjuterike.” – ka sqaruar drejtori ekzekutiv i TRI, Steve Chao.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme