Ky reper i njohur në botë është me prejardhje nga Kosova (Foto)

Vanilla Ice, është me prejardhje nga ‘Sharri’ bjeshkët jugore të Kosovës, me përkatësi etnike gorane. Ai edhe emrin e tij artistik e kishte zgjedhur sipas zanatit të babait, i cili ishte një goran që shiste akullore të vanillës në Shtetet e Bashkuara.

 

‘Vanilla Ice’ ose Robert Van Vinkle, siç qëndron i regjistruar në dokumentet zyrtare amerikane është i lindur në Dallas të Teksasit më 31 tetor 1967. Në biografinë e tij zyrtare, shkruan se atij nuk i dihet origjina përshkak të prejardhjes së panjohur të babit të tij biologjik, prej të cilit nëna ju kishte ndarë para se kishte lindur Vanilla Ice, transmeton gazetametro.net

Van Winkle, është mbiemri i tij të cilin e kishte trashiguar nga burri i nënës së tij, një holandez me prejardhje, që jetonte në Teksas. Por, nuk kishin shkuar më shumë se 4 vite dhe nëna ju kishte divorcuar edhe nga holandezi, gjë që rezultoi që Vanilla Ice ti mbtet mbiemri Van Winkle.

Hip Hopi e kishte ndikuar Vanillën në vitete e hershme të fëmijërisë, por edhe nevoja të gjente babain e tij biologjik. Këtë e kishte kuptuar më vonë, se baba i tij, ishte me prejardhje nga Gora, në bjeshkët e ‘Sharrit’, në jug të Prizrenit.

Goranët e kësaj ane të gjithë i njohin si akullorexhinj të zotë, posaçërisht në Prizren dhe Prishtinë ku gati se çdo i dyti shitës i akulloreve ishte goran.

Akullore nga vanilla dhe çokolata, ishin zgjedhjet kryesore të kësaj oferte goranase. E që për Robert Van Winkle, Vanilla ishte e preferuara që e zgjodhi edhe për emër të tij artistik.

Vanilla Ice, u bë i famshëm më 1990 me single projektin ‘Ice Ice Baby’, gjë që i ndikoi të vazhdojë karrierën prej hip hop’i, deri në fund të viteve të 90’ta.

Sot, Vanilla Ice, nuk këndon më, por merret me një biznes për shit-blerjen e patundshmërive dhe riparimin dhe shitjen e shtëpvie në SHBA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme