E nisi me shumë pompozitet, por sic duket nuk i doli ashtu. Suksesin që Labi e pati në 21 vetëm mund ta ëndërrojë në KTV.
Kjo po vërehet që në start, shkruan Magazina.al.
U bënë dy edicione të emisionit “Një kafe me Labin”, por diçka s’po i “dhezë”.
Këtë javë duket se ishte në krizë edhe për mysafirë. Por në të tilla raste, kur të ftuarit nuk i përgjigjen ftesës për emision, shpëtim janë kolegët e televizionit.
Këtë gjë e paska bërë Labi këtë të diel, duke ftuar mysafirë disa gazetarë të KTV-së, që atë të diel nuk kishin bërë plane tjera.
“Kur nuk ka shi, bën edhe breshër”, është një fjalë e urtë.