Lahm milioneri, zbuloni pasurin marramendëse të tij

Lahm milioneri, zbuloni pasurin marramendëse të tij

Gazeta financiare “Forbes” zbulon herë pas here pasurinë e lojtarëve më të paguar në botë si Ronaldo, Mesi apo edhe sportistëve të tjerë nga NBA, golfi apo tenisi. Por, sa është pasuria e kapitenit të Bajernit, Pilipp Lahm?

Mbrojtësi i Bayernit e mbyll karrierën në fund të këtij sezoni, ndërsa pasuria e tij shkon deri në 60 milionë euro. Te skuadra gjermane ai paguhet deri në 10 milionë euro në vit, ndërsa përveç kontratës te klubi, ai përfiton edhe nga firma të ndryshme.

Së fundi ai ka themeluar edhe një fondacion që quhet “Philip Lahm”, për të cilën investon afro 150 mijë euro në vit.

Pjesën më të madhe të pasurisë së tij e ka siguruar në dy banka private në Munih. Ai zotëron një vilë luksoze në Munih, si dhe në Tegernze, ku metri katror shkon deri në 11 mijë euro.

Lahm zotëron një makinë Audi A6, e cila kushton 52.860 euro. Teksa së fundi nuk pranoi detyrën e re si drejtor sportiv tek Bayern Munchen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme