Lamtumirë Bonucci, transferohet te rivalët e Juventusit

Leonardo Bonucci te rivalët e Juventusit!

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci mund të largohet nga Zonja e Vjetër gjatë kësaj vere, pasiqë nuk konsiderohet si titullar nga Allegri.

Massimiliano Allegri sot thumboi Bonuccin duke deklaruar se 34-vjeçari nuk mund të bëhet kapiten i Juventusit pas Chiellinit, pas atij transferimi te Milani.

Me këtë deklaratë Allegri ka bërë të ditur se Bonucci nuk ka shumë rëndësi në skuadër dhe se mund të largohet nga klubi.

Calcio Mercato, raporton se Agnelli është i gatshëm ta shesë Bonuccin, ndërsa interesim për të ka shfaqur Roma.

Mourinho është një admirues i madh i 34-vjeçarit dhe ia ka kërkuar Giallorosëve transferimin e Bonuccit.

Bonucci ka kontratë me Biankonerët deri në vitin 2024, ndërsa për kartonin e tij Roma do të duhet të paguaj 8 milionë euro.