Lamtumirë De Boer, këta janë kandidatët për trajner të ri të Interit (Foto)

E martë, 25 Tetor 2016  –  Sakte.net

Interi pritet ta largojë Frank De Boer nga ekipi pas ndeshjes me Torinon

 

Sipas të përditshmes sportive italiane, “Corriere dello Sport” aventura e Frank De Boerit në Inter tashmë ka përfunduar.

Ndeshja mes Interit dhe Torinos, e cila luhet nesër, do të jetë e fundit për holandezin në krye të Neroazzurëve, përcjell Express.

Thuhet se drejtuesit e Interit janë duke menduar për pasardhësin e De Boerit. Sipas mediave tashmë janë disa kandidatë për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Fjala është për Edy Rejan, Francesco Guidolin, Stefano Pioli, Laurent Blanc, Louis Van Gaal, Leonardo dhe Diego Simone. Por, ky i fundit nuk mund ta marrë drejtimin e Interit deri në qershor. /Expres