Lamtumirë Inter, Manaj transferohet në Gjermani (Foto)

Rey Manaj, sulmuesi i Interit, pritet të transferohet në Gjermani gjatë kësaj vere.

Sulmuesi shqiptuar, Rey Manaj nuk do të jetë pjesë e Interit as në sezonin 2017/2018, pasi nuk bën pjesë në planet e Luciano Spalletti.

Sipas mediave italiane, Manaj është në bisedime me skuadrën nga Serie B, Carpi. Por, së fundmi, Manaj ka marrë oferta nga skuadra e Fortuna Düsseldorf, e cila ka shfaqur interes për të marrë në huazim lojtarin nga Interi.

“Rheinische Post” bën të ditur për negociatat mes klubeve, në mënyrë që të realizohet ky transferim në Bundesligën 2.

Gazeta gjermane ka raportuar gjithashtu se Interi duket i interesuar për këtë mundësi, aq sa është gati të paguajë një pjesë të rrogës së futbollistit shqiptar, meqë Fortuna Düsseldorf ka financa të kufizuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme