Carlos Bacca karrierën pritet ta vazhdoj karrierën në Premierligë
Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca pritet të ndahet me Milanin në fund të sezonit, shkruan Tuttomercatoweb.
Sipas portalit sportiv italian, ish sulmuesi i Sevillas pritet që të transferohet te skuadra e Arsenalit, përcjell Express.
Arsen Wenger e kishte kërkuar Bacca edhe gjatë janarit, por kishte dështuar ta transferoj.
Kurse, gjatë verës ekipi londinez do të ketë mundësi ideale që ta transferoj sulmuesin i cili i ka ditët e numëruara në San Siro. /Express/