Isco mund të largohet nga Real Madrid duke u transferuar në Barcelonë.
Mesfushori spanjoll është objektiv i gjigantit katalan, raporton e përditshmja spanjolle “El Pais”.
Barcelona është e gatshme ta mirëpres Iscon në Camp Nou por nga vera e vitit të ardhshëm, përcjell “lajmi.net”.
Isco nuk është i lumtur në Real Madrid pasi nuk po aktivizohet rregullisht, dhe kalimi në Camp Nou nuk është mision i pamundur. /Lajmi.net/