Lansohet Huawei nova 3e, vjen me kamerë për selfie 24 MP

Huawei P20 dhe P20 Pro pritet të zbulohen brenda javës, por versioni tjetër Lite nuk mund të presë më gjatë. Pasi hyri në para-shitjet javën e kaluar, telefoni i dedikuar për tregun kinez i quajtur Huawei nova 3e është lansuar.

Huawei nova 3e, ndryshe P20 Lite, vjen me ekran 5.84-inç IPS LCD me rezolucion prej 1080 pikselë, trup nga metali, procesor Kirin 659 me tetë bërthama A53, grafikën Mali-T830 dhe 4 GB RAM memorie, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, nova 3e vjen me kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 + 2 megapikselë dhe atë të përparme prej 24 megapikselë (të cilën e ka huazuar nga Sony – IMX576).

P20 Lite/nova 3e ka skanerin për gishta në pjesën e pasme, portin për kufje dhe ofron FM radion. Bateria e tij është 3,000 mAh dhe ofron mbështetje për karikim të shpejtë.

Para-porositë në Kinë tashmë kanë filluar, ndërsa dërgesat e para do të arrijnë më 27 mars. Po ashtu, nova 3e është në dispozicion me ngjyrë të zezë, të kaltër, ari dhe rozë-ari. Modeli me 64 GB memorie të brendshme kushton rreth 316 dollarë, ndërsa ai me 128 GB rreth 348 dollarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme