Lansohet Samsung Galaxy C9 Pro, vjen me 6 GB RAM

Gjiganti Samsung ka lansuar smartfonin e ri të shumëpërfolur Galaxy C9 Pro në Indi.

Ky smartfon i ri kushton rreth 543 dollarë dhe do të jetë në dispozicion në gjysmën e dytë të muajit shkurt, ndërsa paraporositë do të fillojnë nga 27 janari, transmeton Koha.net.

Galaxy C9 Pro vjen me ekran 6.0-inç Super AMOLED me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë, procesor Snapdragon 653, 6 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, si dhe me baterinë prej 4 mijë mAh.

Gjithashtu, ky smartfon i ri vjen me kamerën kryesore dhe atë të përparme prej 16 megapikselë, altoparlantët stereo, hapësirë për dy SIM kartela, si dhe me portin USB-C.

C9 Pro do të punojë me sistemin operativ Android 6.0 dhe do të jetë në dispozicion me ngjyrë ari dhe të zezë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme