Lazio fiton derbin me Romën për talentin shqiptar

Derbi ndonjëherë është edhe kështu, Lazio i merr Romës talentin Serxhio Kalaj.

Futbollisti shqiptar, i cili pak kohë më parë braktisi Italinë U-17 për Shqipërinë, luajti sezonin e fundit në huazim te Roma, ku nën drejtimin e Alesandro Totit luajti 18 ndeshje e shënoi edhe dy gola në kampionat

Ditët e fundit Roma është menduar dhe ka pritur gjatë, duke mos i dhënë një përgjigje Savios nëse dëshironte ta blinte apo jo Kalajn.

kjo ka favorizuar Lazion, që ka kontaktuar qendërmbrojtësin, po ashtu edhe Savion, dhe ka mbyllur gjithçka.

Në këtë mënyrë, 17-vjeçari kalon nga Primavera e Romës tek ajo e Lacios. Një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, sepse fakti që e duan te Lazio tregon se Kalaj ka vërtet talent.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme