Leclerc shënon fitoren e parë në Formula 1

Charles Leclerc ka arritur të përballojë një ofensivë të Lewis Hamiltonit, duke shënuar fitoren e tij të parë në Formula 1, të dielën në garën e Shpërblimit të Madh të Belgjikës. Gara e së dielës i dha fund një fundjave të errët për sportin, pas vdekjes së garuesit francez Anthoine Huberg.

Garuesi nga Monako, Leclerc, që nisi nga pozita e parë startuese, përfundoi më pak se një sekondë para pilotit të Mercedesit, Lewis Hamilton. Hamilton ka rritur epërsinë e përgjithshme në krye të renditjes së Formula 1 në 65 pikë para kolegut të Mercedesit, Valtteri Bottas. Bottas të dielën përfundoi i treti, shkruan sot Koha Ditore.

Fitorja e Lerclercut në një garë në F1 ishte pritur gjatë. Problemet me motor ia mohuan 21-vjeçarit fitoren në garën e dytë të stinorit në Bahrejn në mars.

Po ashtu ishte fitorja e parë e skuderisë së Ferrarit këtë vit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme