Legjenda e Arsenalit mbështet Arsene Wengerin

Ish-mesfushori i Arseanlit, Gilberto Silva i ka dalë në ndihmë Arsene Wengerit.

Menaxheri francez nuk i ka punët mirë me “Topçinjtë” kohëve të fundit, edhe pse po kalon në krizë të rezultateve, stafi është në gjendje ta mbajë ende në skuadër.

Për këtë gjë ka folur edhe fituesi i Kupës së Botës, Silva i cili ishte pjesë e Arsenalit që nga vitit 2002 deri në vitin 2008.

“Presioni që ai ka pasur në këto muaj është mjaftë i madh. Unë kurrë nuk kam parë si ai në jetën time. Është e trishtueshme për të parë se kaq shumë njerëz janë kundër tij. Unë mendoj se lojtarët duhet ta marrin përgjegjësin e jo ai”, ka thënë Silva.

Skuadra e Arsenalit gjendet në pozitën e gjashtë, ndërsa ndeshjen këtë javë do ta luaj të dielën kundër Manchester Cityt./IndeksOnline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme