Levi: Fitoren e merituam, faleminderit për mikpritjen

E diel, 13 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Izraeli e ka merituar fitoren, kështu së paku mendon trajneri i kësaj kombëtare, Elisha Levi.

Në ‘Elbasan Arena’, Izraeli mundi 0:3 Shqipërinë, në një ndeshje që dhuroi shumë episode të dyshimta pas disa vendimeve të gjyqtarëve.

Trajneri i Izraelit, Elisha Levi, pas ndeshjes ka deklaruar se skuadra e tij ka merituar fitoren, ndërsa falënderon shqiptarët për mikpritjen

“Luajtëm më mirë se Shqipëria që nga minuta e parë. Penalltia dhe kartoni i kuq na lehtësuan gjërat por ne ishim skuadra më e mirë në fushë”, deklaroi Levi, përcjell lajmi.net.

“Kjo ishte fitorja më e thellë si trajner për mua dhe më bën krenar. Tani jemi gati dhe kemi një motivim më të madh për ndeshjen e radhës”.

“Bëmë një ndeshje të madhe, pasi luajtëm thjesht dhe pa e nënvlerësuar kundërshtarin. Zahavi ishte lojtari ynë kyç, ai bëri diferencën. Falënderojmë shqiptarët për mikpritjen, u ndjemë shumë të sigurt”, u shpreh Levi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme