Lewis: Sa shumë zemër ka Klitschko

Anthony Joshuas ka triumfuar në duelin e vitit të boksit profesionist për peshat e rënda kundër Wladimir Klitschkos.

Ky i fundit në raundin e 11, ra tre herë rresht ‘knock-down’ dhe me këtë rast gjyqtari kryesor ka ndërprerë ndeshjen.

E legjenda e boksit britanik Lennox Lewis ka zgjedhur të lavdërojë Klitschkon, para bashkëkombasit  Joshuas, transmeton Telegrafi.

Lewis ka mbetur i mahnitur nga “zemra e madhe” që 41-vjeçari Klitschko e ka shfaqur në duel kundër 28-vjeçarit Joshua.

“Sa shumë zemër ka shfaqur Klitschko në këtë luftë? Duhet ta respektojmë këtë. Mbaje kokën lartë vëlla”, ka shkruar Lewis në rrjetin social Twitter.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme