LG prezantoi telefonat Q6, Q6+ dhe Q6α

LG sot zyrtarisht prezantoi serinë e re Q të telefonave të segmentit të mesëm.

LG Q6 është modeli bazë për këtë ofertë, derisa Q6+ dhe Q6α janë pas tij. Tri modelet e telefonave dallojnë për nga sasia e RAM-it dhe hapësirës për ruajtje, transmeton KosovaPress.

Të tri variantet Q6 kanë ekran 5.5 inç FullVision me rezolucion FHD+ 2160 x 1080p, me dizajn të njëjtë, të cilin e ka LG G6. Telefonat do të kenë procesor Snapdragon 435 dhe bateri prej 3000mAh.

Këto janë konfiguracionet e memories dhe hapësirës për ruajtje për telefonat Q6: LG Q6α – 2GB RAM / 16GB hapësirë LG Q6 – 3GB RAM / 32GB hapësirë LG Q6+ – 4GB RAM / 64GB hapësirë Opsionet e lidhjes përfshijnë 802.11n Wi-Fi dhe Bluetooth 4.2. Në anën e pasme është kamera 13MP, ndërsa kamera për selfi është 5MP. Të gjithë telefonat Q6 kanë opsionin për njohjen e fytyrës.

Linja e telefonave LG Q6 nga gushti do të jenë në tregjet kryesore të Azisë, pas të cilës do të paraqiten në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme