Lidhjet “e fshehta” të yjeve

Pyetja e përhershme kur përmendet lidhja apo martesa e gjatë, është nëse janë besnikë ndaj njëri-tjetrit? Sikur të gjithë të tjerët edhe personalitetet e famshme përfshihen në afera të ndryshme dhe me këtë nxisin vëmendjen e publikut. Ndarje, pajtime, por edhe sulme fizike për çka këngëtarja ka përfunduar në spital ndërsa reperi në burg, e kanë shënuar lidhjen e Rihanna-s dhe Chris Brown, por gjithashtu është shkruar gjatë edhe për manekinen Caruche Train, e cila ishte e përfshirë në këtë tregim.

Brown pak ishte me Rihanna-n, pak me Caruche, prandaj ishte e vështirë të dihej se kush me kë është në romancë. Dy bukuroshet shpesh grindeshin nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa Caruche njëherë kishte deklaruar se tërë kohën ka qenë në trekëndëshin e dashurisë, për çka kishte vendosur të ndërpresë lidhjen, edhe pse i ishte thyer zemra. Kendall Jenner dhe Selena Gomez ishin shoqe të ngushta, por ishin hasmëruar kur Kendall fshehurazi po takohej me të dashurin e Selena-s, Justin Bieber. Mediet me të madhe kishin shkruar se mes Kendall dhe Justin kishte më shumë sesa vetëm miqësi.

Të gjithë ishin të shokuar kur aktori Ashton Kutcher më 2003 ishte paraqitur në çift me aktoren Demi Moore, pasi dallimi në moshë mes tyre ishte i madh. Edhe pse të gjithë parashikonin një ndarje të shpejtë, lidhja e tyre ka zgjatur tetë vjet, më saktësisht deri më 2011, kur ata ishin ndarë për shkak të aferës së dashurisë së Ashtonit me Sara Llille.

Por më pas ishte zbuluar se Ashton kishte filluar aferën e dashurisë me aktoren Mila Kunis kur ende ishte në martesë me Demi-n dhe kjo e kishte dërguar në depresion këtë të fundit. Valltari Kevin Federline ish-të dashurën e tij, Shar Jackson, me të cilën kishte një fëmijë dhe ishte shtatzënë me fëmijën e dytë, e ka tradhtuar me këngëtaren Britney Spears. Dhe më pas edhe ka braktisur tërësisht Shar-in, duke u martuar me Britney-n. Gjashtë vjet më vonë, ai publikisht kishte kërkuar falje për veprimin e tij./ZERI

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme