Linda Halimi ndërpret koncertin e Eurovisionit në Amsterdam, ja çfarë i ndodhi në skenë (Video)

Këngëtarja Lindita Halimi, ka nisur turin e saj promovues të këngës “World” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

 

Ndalesa e parë e saj gjatë vikendit ka qenë eventi “Eurovision in Concert” në Amsterdam, një event ky i cili i paraprin festivalit europian e që ishin prezent 34 përfaqesues nga 43 pjesëmarrës sa janë gjithësej këtë vit në festival.

Përfaqesuesja shqiptare, ka dalë në skenën e “Eurovision in Concert”, por pas disa sekondash ajo ka ndërprerë përformancën e saj, pasi refuzoj të këndoj playback, transmeton Magazina.al

Në video shihet Lindita me një veshje mjaft ekstavagante, duke kërkuar që të ndalet kënga, pasi ajo refuzon të këndojë playback, e duke thënë se këtu këndohet live.

Pas kësaj publiku ka nisur ta duartrokasë gjestin e këngëtares kosovare dhe më pas ka nisur këdimi live.

Ky gjest i Linditës është pritur mirë nga fansat e Eurovisionit, ndërsa në sondazhe është duke u radhitur e treta si performanca më e mirë në këtë event, transmeton Magazina.al

Kujtojmë që Shqipëria do të prezentohet në Eurovision në natën e parë më 9 maj, ku Lindita do të këndojë e katërta me radhë.