Lista Serbe kundërshton Thaçin, “s’do lejojmë bashkimin e Mitrovicës”

Deklarata e presidentit Hashim Thaçi se bashkimi i Mitrovicës është proces i pandalshëm, ka ngjallur reagimin e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, që njëherësh është edhe kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore.

Ai e quajti këtë deklaratë si sulmin më të ri ndaj paqes në Kosovë.

Rakiqi, përmes një deklarate, thotë se në emër të popullit serb e porosit Thaçin se “serbët kurrë nuk do të lejojnë bashkimin e jugut dhe veriut të Mitrovicës”, pasi siç thotë, ky do të ishte një “parakusht për spastrim etnik nga qyteti i vetëm në të cilin serbët i shpëtuan spastrimit etnik në vitin 1999”, shkruan rel.

Ai thotë se serbët janë gjithnjë e më të përkushtuar ndaj paqes, bashkëjetesës me të gjithë dhe se këtë e kanë dëshmuar duke ruajtur karakterin shumë-etnik të qytetit në të cilin bashkë me serbët jetojnë boshnjakët, shqiptarët, romët, goranët, turqit dhe egjiptianët.

“Me punë dhe jo me fjalë kemi treguar se si duhet të respektohet diversiteti, por deklaratat që bëhen nga Thaçi, po përpiqen ta trembin popullin serb në këtë rajon dhe të njëjtat i kundërshtojmë me neveri”, thekson në deklaratë, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë dje se bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Ai të martën, priti kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i cili ia dorëzoi Thaçit një peticion me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme