Liverpooli befasohet nga Swansea në Anfield

Liverpooli është befasuar në Anfield Road, duke u mposhtur nga Swansea me rezultat 3 me 2.

“Të kuqtë” pjesën e parë e mbyllën pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë u shtangën me dy gola të shpejtë nga Fernando Llorente.

Vendasit barazuan rezultatin në 2 me 2 me golat e sulmuesit brazilian Roberto Firmino, por Sigurdsson në minutën e 74-të ia siguroi Swanseas fitoren që e largon nga tri pozitat e fundit në tabelë.

Me këtë humbje Liverpooli mbetet në pozitën e tretë me 45 pikë. Kjo pozitë mund t’i rrezikohet nëse Arsenali mposht Burnleyn të dielën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme