“Liverpooli nuk të lë as frymë të marrësh”

Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 11:59

Kapiteni i Hull Cityt, Curtis Davies ka thënë se Liverpooli është një ekip shumë i rrezikshëm në këtë sezon, që nuk të lë as të marrësh frymë.

Ai ka krahasuar lojën e Arsenalit me atë të Liverpoolit, pas humbjes prej 5 me 1 në Anfield Road, transmeton Koha.net.

“Ata nuk na lejuan as të marrim frymë. Arsenali është një ekip shumë i mirë në pasime, por shumë gjëra të tyre janë para jush, me ato pasimet e bukura. Por, Liverpooli e ka atë përzierjen e pasimeve të bukura dhe lojtarë që vrapojnë pa pushim drejt jush dhe të mposhtin, si Mane e Coutinho”, ka thënë Davies.

Hull mbeti me një lojtar më pak në fushë, për t’ia lehtësuar punët Liverpoolit, që e shfrytëzoi këtë për mrekulli. Kurse edhe ndaj Arsenalit, Hulli kishte mbetur me një lojtar më pak në fushë, dhe Davies i krahason këto dy ndeshje, raporton Liverpool Echo.

“Javën e kaluar kundër Arsenalit kishim gjithashtu 10 njerëz, por bëmë një performancë më ndryshe. Ishim të mirë, por kundër Liverpoolit, me presionin e lartë, ata nuk ishin të kënaqur as me 3-0. Ata donin 6,7,8 gola, dhe ky është dallimi. Arsenali të lejonte të mbash topin, por Liverpooli nuk të jepte asnjë rast që të frymosh, të them sinqerisht. Nuk mund të markosh një lojtar, për një moment Mane e mbulon atë hapësirë, më pas Coutinho, më pas Lallana ka ndryshime të mëdha në pozicion”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme