Lojtarët e lënduar të Realit kapin vlerën 500 milionë euro

Nëntë lojtarë të lënduarën vetëm 47 ditë. Më i fundit në një varg lojtarësh të dëmtuar te Real Madrid, është James Rodriguez.

Real Madrid ka konfirmuar se James Rodriguez do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Villarreal shkaku i lëndimit. Ylli kolumbian ka mundësi të humbas edhe ndeshjet e kombëtareve, kundër Brazilit dhe Venezuelës.

Trajneri Zinedine Zidane pas barazimit 1:1 me Real Valladolid, konfirmoi se largimi i lojtarit nga loja u bë shkaku i lëndimit.

James i është bashkuar një liste të gjatë të lojtarëve të lënduar.

Brahim Diaz, Ferland Mendy, Luka Jovic, Marco Asensios, Thibaut Courtois, Rodrygo Goes, Eden Hazard dhe Eder Militao, përbëjnë listë e lojtarëve të lënduar.

Të gjithë këta lojtarë që Reali nuk mund t’i konsiderojë në fillim të sezonit kanë një vlerë totale të tregut deri në 512 milionë euro. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme