Lotus Exige 380 super i shpejtë i dizajnuar për pisët garash

Lotus ka prezantuar lansimin e një versioni të ri vetëm për gara të modelit Exige, të quajtur Lotus Exige Race 380, transmeton koha.net.

Lotus Exige Race 380 vjen ka motorin 3.5 litërsh i cili prodhon 375 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.2 sekonda.

Kjo veturë ka gjashtë shpejtësi që ndërrohen me pedalet nga karboni që gjenden në timon. Sistemin e shkarkimit të gazrave e ka të tërin nga titani.

“Është jashtëzakonisht i shpejtë, Exige Race 380 për 3.2 sekonda e arrin nga 0 në 100 kilometra në orë, ndërsa pistën në Hethel e ka kryer për 1 minutë e 23.5 sekonda, që është koha më e shpejtë ndonjëherë e arritur me Exige”, kanë shpjeguar nga kompania e Lotus.

Lotus Exige Race 380 tani mund të porositet, ndërsa ka çmimin fillestar prej 114 mijë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme