Luajnë në ‘Fast and Furious’, por për katër vjet nuk flisnin mes veti Vin Diesel dhe “The Rock”!

Vin Diesel dhe Dwayne “The Rock” Johnson sërish janë miq të mirë.

Dyshja e aktorëve të serisë filmike ‘Fast and Furious’ janë pajtuar pasi që në katër vjetër e fundit ‘nuke e duronin njëri-tjetrin’.

Grindja e tyre ndodhi me rastin e vdekjes në vitin 2013 të Paul Walkerit, ku Johnson e akuzonte Dieselin se në krah të të ndjerit, po fitonte popullaritet.

Ai i tha atij se është dembel dhe se vonohet gjithmonë. Diesel iu përgjigj duke i thënë se është “xheloz për shkak se nuk është një yll si ai”, transmeton Koha Ditore.

Producentët i detyruan të shkojnë për darkë dhe t’i zgjidhin problemet e tyre në mënyrë që të mund të xhirohen vazhdimet e reja. /Telegrafi/