Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, e ka një kërkesë speciale për ballafaqimin me boksierin turk, Firat Arslan.
Përmes një postimi në Facebook, Seferi ka kërkuar që çdo cep i “EWS Arena” të mbushet me flamuj kuq e zi.
“Unë jam gati dhe me padurim pres datën 17 shtator , Pres që çdo kënd i EWS ARENA në Göppingen të jetë i skuqur me flamuj Kuq e Zi. Të bashkuar e kemi rrugen e fitores më të lehtë”, ka shkruar Seferi, përcjellë “Lajmi”.
Meçi do të zhvillohet më 17 shtator.
Ju kujtojmë që boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, i ka dalë në përkrahje boksierit turk Arslan, kundër Seferit.
Un jam gati dhe me padurim pres daten 17 shtator , Pres që çdo kend i EWS ARENA në Göppingen të jetë i skuqur me flamuj Kuq e Zi.
Të bashkuar e kemi rrugen e fitores më të lehtë.
Nuri Seferi