Luana Vjollca së shpejti me këngë të re (Video)

Këngëtarja Luana Vjollca do të jetë mjaft e angazhuar gjatë këtij sezoni veror, dhe jo vetëm në prezantim.

Sipas burimeve të Telegrafit, Luana është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, të cilin do ta lansojë për pak ditë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se kënga e re do të jetë ritmike-verore, ndërsa do të publikohet edhe me klip, i cili është punuar nga produksioni kosovar Imagine Films.

Kujtojmë që kënga e fundit që solli këngëtarja ishte “Je veç ti”, e publikuar gjashtë muaj më parë, e cila është pritur mirë nga publiku duke marrë mbi një milion klikime në YouTube.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme