Luiz po e bën ‘namin’, ‘shfaqet’ edhe në ndeshjen Poloni – Shqipëri

Luizi i Big Brother edhe në ndeshjen Poloni – Shqipëri.

Luiz Ejlli është bërë fenomen me pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP Albania.

Këngëtari shkodran është bërë i dashur për të gjithë falë lojës që po e bën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E fansat e tij të flaktë po shpalosin pankarta në evenimente të ndryshme, përfshirë këtu edhe në stadiumet e futbollit anekënd botës, shkruan Gazeta Express.

Një tifoz nga Gjakova, i quajtur Valon Nura, i cili jeton dhe punon në Çeki, e ka shfaqur mbrëmë një pankartë mbështetëse për Luizin në Varshavë, në ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme