Macja, “nxënëse” e rregullt e shkollës së mesme në Izmir

Duke marrë në konsideratë metoda të pazakonta të mësimdhënies, mësuesja Ozlem Pinar Ivasci, nga shkolla fillore në Izmir të Turqisë, ka vendosur që të lejojë praninë e maces Tombi në klasë dhe në këtë mënyrë të rrisë interesimin e fëmijëve për shkollën, shkruan AA.

Macja, të cilën në fillim fëmijët e ushqyenin në oborrin e shkollës, duke u përshtatur me ta, filloi të shkojë edhe në klasë dhe kështu u bë një nga “nxënësit” më të rregullt. Tombi, siç e thërrasin fëmijët, filloi lirishëm të ecë mbi bankat e shkollës. Kur ajo fle, fëmijët përpiqen të jenë sa më të heshtur dhe të dëgjojnë me kujdes mësimet në mënyrë që të mos e zgjojnë mikun e ri.

Mësuesja ka vënë re se disa nxënës filluan të vinin më herët në shkollë, vetëm të kalojnë pak kohë me Tombin. Ivasci vendosi të marrë leje nga administrata e shkollës që të pranojë Tombin në klasë.

Janë bërë të gjitha vaksinat e nevojshme, ndërsa i është nxjerrë edhe pasaportë. Megjithatë, njëri nga prindërit ishte i shqetësuar për higjienën në klasë, prandaj macja është larguar.

Derën e shtëpisë ia hapi mësuesja Ivasaci, por ajo nuk u përshtat me kafshët e tjera në shtëpi.

Për kthimin e Tombit në klasë u përfshinë edhe autoritetet, dhe macja tani përsëri “ndjek” mësimet.

Mësuesja Ivasci për AA tha se Tombi dallon nga nëntë macet e tjera që fëmijët ushqejnë në oborr.

“Nxënësit janë bërë më të kujdesshëm që kur Tombi u kthye. Më parë ata vraponin nëpër klasë dhe bënin rrëmujë, por që kur erdhi macja, fëmijët përpiqen që të mos e zgjojnë duke mos vrapuar dhe duke mos e ngritur zërin për ta shqetësuar”, shpjegon Ivasci.

Nxënësja Tuana Tuntar, tha se ishte e lumtur për kthimin e maces Tombi në klasë.

“Macja çdo mëngjes shëtit mes bankave dhe na përshëndet. E përshëndes edhe unë atë, dhe ajo vjen të fle tek unë. Ne do t’ia bëjmë një shtëpizë në oborrin e shkollës, për të qenë e sigurtë”, tha Tuntar.

Selen Bekdemi tha se ishin shumë të pikëlluar kur Tombi ishte detyruar të largohej.

“Jemi shumë të lumtur për kthimin e saj dhe më nuk jemi të pikëlluar. Kur fle, nuk duam ta zgjojmë”, shtoi ajo.

Nxënësi Emir Bayram tha se me Tombin për herë të parë u takua në oborrin e shkollës.

“Falë Tombit, paqja erdhi në klasë. Macja është shumë e ëmbël dhe ka 4 muaj e gjysëm. Asaj i pëlqen të qëndrojë tek Tuana. Nuk na shkakton ndonjë dëm. Jemi të lumtur që u kthye”, tha ai./SAKTE.NET

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme