Sakte.net / e Premte 23 Shtator 2016/ 11:04
“Gjithnjë ndihem shumë mirë këtu, ngjarja ime e parë ndërkombëtare ishte në Kroaci. Unë dhe ekipi im gjithnjë kemi pasur përkrahje të madhe nga Kroacia, kështu që unë jam e nderuar që jam këtu me të gjithë ju sot”, ka thënë Kelmendi, përcjell sajti zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, shkruan sot Koha Ditore.
Majlinda Kelmendi viziton shpesh Zagrebin. Në kryeqytetin e Kroacisë ka udhëtuar edhe të enjten. Ajo për herë të parë në Zagreb qëndron si kampione olimpike. Titullin olimpik e fitoi në fillim të gushtit, ndërsa në kryeqendrën kroate udhëtoi për të përkrahur nga afër ekipin e Kosovës që do të paraqitet në turneun “Grand Prix” të xhudos, që mbahet prej së premtes deri të dielën.
25-vjeçarja në Zagreb e ka zhvilluar edhe garën e saj të parë ndërkombëtare. Ajo ka folur në një konferencë shtypi të enjten në Zagreb, ndërsa në gjoks ka mbajtur medaljen e artë olimpike.
“Gjithnjë ndihem shumë mirë këtu, ngjarja ime e parë ndërkombëtare ishte në Kroaci. Unë dhe ekipi im gjithnjë kemi pasur përkrahje të madhe nga Kroacia, kështu që unë jam e nderuar që jam këtu me të gjithë ju sot”, ka thënë Kelmendi, përcjell sajti zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.
Ajo nuk pritet të garojë deri në fund të vitit. Pas Olimpiadës pati disa javë pushim dhe tani e ka një fazë me më pak ngarkesë, për të mbajtur formën.