Makina me 3 rrota dhe që parkohet vertikalisht është më e bukur se që e keni menduar

Një makinë e re elektrike e quajtur “Nobe 100”, me tre rrota dhe mund të parkohet vertikalisht në mure pritet të dalë në prodhim. Ajo është “aq e bukur saqë ju do ta dëshironit ta kishit’, sipas shpikësit të së saj.

E cilësuar si “makina më e qëndrueshme në botë”, ‘Nobe 100’ nga Estonia thuhet se është plotësisht e riciklueshme.

Për  shkak se është plotësisht elektrike, është e përjashtuar nga taksat rrugore.

Makina peshon vetëm 600kg – dhe mund të ecë deri në 130 km/h. Ajo gjithashtu mund të ecë edhe jashtë rrugës.

Sidoqoftë, tipari më i pazakontë është teknologjia e saj e parkimit, e cila lejon që të parkohet vertikalisht në anën e një muri, duke përdorur një pajisje parkimi.

Kjo është krijuar për të kursyer hapësirën rrugore dhe për të rritur sigurinë, sipas shefit ekzekutiv të kompanisë Roman Muljar.

“Qëllimi ynë ishte që menjëherë të shpikim makinën për një të ardhme më të gjelbër, dhe në të njëjtën kohë të festojmë historinë e saj si një ikonë të dizajnit”, tha Muljar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme