Leroy Sane është lidhur me një rikthim të bujshëm në Manchester City sipas raportimeve në mediat gjermane.
Bild raporton se City do të rivalizojë interesimin e Liverpool-it për të rrëmbyer ish-anësorin e tyre.
Sane, 27 vjeç, ka qenë në formë të shkëlqyer për Bayernin këtë sezon dhe ka përfituar veçanërisht nga ardhja e Harry Kane.
Anësori ka tetë gola dhe gjashtë asistime në 11 ndeshje të Bundesligës këtë sezon.
Kontrata e tij përfundon në vitin 2025, që do të thotë se Bayern mund të kërkojë të fitojë para duke e shitur në merkaton e ardhshme të verës.
Transferimi i Sane te Bayerni në vitin 2020 befasoi shumë njerëz, me anësorin që atëherë ishte një nga talentet e rinj më të mirë të Premier League.
Bayern pagoi 54.1 milionë funte për reprezentuesin gjerman dhe shumë thonë se ishte një debat me Pep Guardiolën që e bindi klubin të shiste.
Sane gjithashtu kishte humbur pjesën më të madhe të sezonit 2019-20 me një dëmtim në gju përpara se të bënte transferimin e tij.
Ndërsa Sane është duke u lidhur me Liverpool dhe Manchester City, Bild raporton se ai është në negociata për të rinovuar kontratën e tij me Bayern, kështu që kjo mund të jetë një mashtrim për një pagesë më të madhe në atë marrëveshje të veçantë.