Man. United synon Fabregas, City me “çek të bardhë”

Cesc Fabregas është gati për të nisur një eksperiencë të re në Angli. Mesfushori i Chelseat ka ngjallur interesin e Manchester United e Liverpool dhe “Blutë e Londrës” nuk do t’i kundërvihen dëshirës së lojtarit por për ta lënë të lirë do të kërkojnë rreth 35 milionë Euro.

 

29-vjeçari ka një kontratë që e lidh me Chelsean deri në vitin 2019 por Conte është i lëkundur nëse mund t’i besojë çelësat e mesfushës dhe në këtë mënyrë, Mourinho e Klopp kanë përfituar nga kjo situatë duke hedhur grepat. Gjatë këtij sezoni, lojtari spanjoll edhe pse nuk e nisi titullar, ka arritur të bindë trajnerin italian duke fituar përherë e më shumë hapësira.

Ai numëron 25 ndeshje ku në 10 prej tyre është nisur titullar. Në rast largii të Fabregas, Chelsea mendon të afrojë 22-vjeçarin e Onaco, Tiemoue Bakayoko i cili ndiqet gjithashtu edhe nga disa klube të tjera në Angli, Gjermani e Itali. Por nëse anchester United dhe Liverpool planifikojnë goditje me profil të mesëm në mesfushë, në krahun tjetër Manchester City dhe Pep Guardiola janë gati të hapin thesin për t’i ndryshuar fytyrën skuadrës. Sheiku Mansur Al Khelaifi është gati t’i nënshkruajë një çek të majmë prej 150 milionë Pound trajnerit të tij. Prioritet në klubin e “Citizens” është Kyle Walker dhe Jose Gaya, ndërsa një tjetër obvjektiv është edhe Hector Bellerin.

Edhe porta do të ndryshojë emër pas dështimit të Claudio Bravos i cili u ble me këmbëngulje nga trajneri katalanas por pas një sezoni ai nuk ka arritur të ruajë besimin e klubit, ndërsa për Jesus Navas, Guardiola do të proposojë një kontratë të re. Në këtë mënyrë, merkatoja verre pritet të jetë shumë e nxehtë në Premier League ku dy skuadrat e Manchesterit do të hedhin sërish miliona Pound në lojë për të afruar disa nga emrat më të lakuar në Britani dhe jo vetëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme