Man Utd triumfon ndaj Crystal Palace

Manchester United e ka shënuar fitoren e radhës në elitën e futbollit anglez.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Crystal Palace në kuadër të javës së 22-të në Premierligë.

Bruno Fernandes i kaloi vendasit në epërsi në minutën e shtatë, kur realizoi nga penalltia.

Epërsia u dyfishua në minutën e 62-të nga Marcus Rashford.

Casemiro u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 70-të, duke ia vështirësuar gjërat ekipit të tij.

Crystal Palace shënoi në minutën e 76-të, por nuk pati fuqi për ta barazuar rezultatin.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e tretë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme